• |
ide | kryesore

Fansat e kritikuan, Kim fshinë të gjitha fotot për festa

Paparazzi, Slider



Është bërë traditë në familjen Kardashian/ Jenner që çdo fundvit publikojnë  kartolinën familjare dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj here. Ka qenë Kim Kardashian, e cila që nga data 1 dhjetor, ka postuar çdo ditë foto në Instagramin e saj, bashkangjitur së cilave shkruante, -1,-2,-3,… e kështu me radhë derisa erdhën Krishtlindjet, data kur ata publikojnë foton e shumëpritur. Gjithashtu mendohej se kjo do të ishte një mënyrë që Kylie, e vogla e shtëpisë do të na konfirmonte lajmin se ishte shtatzënë, por jo. Kylie nuk u shfaq fare dhe kjo gjë acaroi fansat, të cilët nuk nguruan të shprehnin zemërimin e tyre me komente në çdo postim që Kardashian/ Jenner bënin. Ndryshe nga vitet e tjera, kjo kartolinë nuk u prit edhe aq mirë. Krtitka të tjera lidheshin me faktin se modelja bukuroshe Kendall Jenner është transformuar me photoshop në çdo foto të këtij seti. Për këto arsye Kim, mbrëmjen e kaluar i ka shfirë të gjitha fotot e kartolinës pasi aludimet dhe komentet e fansave ishin të drejta dhë të vërteta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *