• |
ide | kryesore

Frikë nga reforma në drejtësi? Edi Rama: Nuk i bie gjoksit për virgjërinë time!

Lajme, Të fundit

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë merak nga organet e reja të drejtësisë, kryeministri Edi Rama kujtoi edhe njëherë se ai kishte qenë një nga nismëtarët e reformës në drejtësi, megjithatë nuk ishte nga ata që “i binte gjoksit për virgjërinë e tij”.

“Keni dëgjuar shumë politikanë që i bien gjoksin për virgjërinë e tyre unë nuk hyj te ato. Reforma në drejtësi është një nga obsesionet që unë kam pasur, në kuptimin e pikave fikse, se si ne mund dhe duhet të bëjmë shtet këtu. Për këtë kam insistuar të futet në programin e PS, edhe pse reforma në drejtësi kërkonte ndryshime kushtetuese, se isha I bindur se i kishte ardhur koha dhe kur i vjen koha gjërave është e kotë t’i mohosh.
Nëse kjo tregon se unë kam frikë nga drejtësia, ky nuk është problem im. Problemi im është si të bëhet në këtë vend që të ndahet zullumi mënjanë e të mos vazhdojë historia të gjithë janë njësoj, të gjithë hyjnë e dalin në zullum” u shpreh Rama.
Ky pohim i Ramës, se reforma në drejtësi ka qenë një obsesion i të kujton një nga deklaratat e para se kur u prezantua drafti i reformës, ai tha se as e kishte lexuar fare.©Lapsi.al

1 Comment

  1. rama lama i virgjer ky edhe me vesh ja ka marr dash pezez,frrokut,balilit e ilir metes ngjal e pall e lere me prapanic.i rrjedhur i teri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu