• |
ide | kryesore

Gazetarja e TVSH ia kalon dhe “qytetarit dixhital”: Merkel-Rama, folën për kokainën e Olsi Ramës!

Lajme, Të fundit



Gazetarja Anduena Llabani ka shkuar larg me informacionet që ka deklaruar publikisht në media. E ftuar në “360 gradë” nga Artur Zheji, gazetarja e TVSH foli për informacionin që ka se Olsi Rama është pjesë e dosjes së kokainës së Xibrakës, dosje “e kopsitur” nga Gjermania tha ajo.

Jo vetëm kaq, Anduena Llabani ka zbuluar se çfarë i tha kancelarja Merkel kryeministrit Rama në takimin e fundit që ka zhvilluar me të. Sipas gazetares, Merkel i tha Ramës se “nuk dua të dëgjoj më për vëllanë tënd që merret me trafik kokaine”.

Këto pohime deri tani nuk kishte marrë përsipër t’i shprehte në publik as “qytetari dixhital” i Sali Berishës, (shiko lajmet më poshtë) që në anën tjetër ka dhënë detaje dhe informacione konkrete nga të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e Olsi Ramës jashtë Shqipërisë, gjithnjë duke i lidhur me akuzat për bashkëpunim me grupin e Kokainës së Xibrakës.

Për Olsi Ramën ka pasur akuza të forta nga opozita, ndaj pas 4 vitesh pa punë në Tiranë, ai sapo ka filluar të punojë si drejtor sportiv i Partizanit.

Video më poshtë:



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *