• |
ide | kryesore

Video e “monstrës” në Liqenin e Pogradecit bën xhiron e botës

Lapsi Leaks

Video e filmuar në Pogradec, ku duket sikur një krijesë e çuditshme zhytet ngadalë në ujë ka bërë xhiron e mediave botërore. “Monstra e Lok- Nis me pushime në Liqenin e Prespës në Pogradec” shkruajnë mediat e huaja. Ajo që duket në video krijon habi me ngjashmërinë që ka me krijesën e gojëdhënave skoceze “Nesin”.

Gjithsesi video ka marrë klikime pa fund, ndërsa mediat angleze kanë intervistuar një profesor gjeografie, Sima Jonosk që ka zhvilluar një ekspeditë në Liqenin e Prespës.

Ai tregon se kjo krijesë mund të jetë një lloj peshku i madh që rritet në liqen dhe që nuk është hera e parë që dallohet nga njerëzit. “Më kujtohet kur një anije u mbyt në Shqipëri, pranë Maligradit, shumë fëmijë u mbytën në Liqenin e Prespës. “Pastaj kuptova se zhytësit që kërkonin për ta panë mustak të madh.

“Ata ishin aq të frikësuar sa ndaluan kërkimet. Mendoj se ishte një nga ato mustaqe që peshkatarët grekë e panë”.  Gjithsesi, tregon ai kjo nuk është hera e parë që në Liqenin e Prespës ndodhin gjëra të çuditshme.

1 Comment

  1. Kush ka qene ai injorant qe ngaterron liqenin e Ohrit me ate te Pogradecit? Pra ku eshte pare monstra? Ne Oher apo Prespe? ne se ne Prespe eshte prane Liqenasit, Korce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu