• |
ide | kryesore

Planifikonin sulme terroriste për natën e Vitit të Ri, 200 të arrestuar në Turqi

Planet, Të fundit



Të paktën 200 persona janë arrestur nga policia turke, si të dyshuar për lidhje me ISIS dhe që po planifikonin sulme terroriste në natën e ndërrimit të viteve.
“Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca. Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, raportojnë media turk.e

Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të ISIS-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *