• |
ide | kryesore

Shënohet viktima e parë për vitin 2018, vdes nga fishekzjarret një 16-vjeçar në Kurbin

Lajme, Të fundit



Nje ngjarje tragjike ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve. Një 16 vjeçar ka humbur jetën në Sanxhak të Kurbinit pasi kishte hipur në tarracen e shtepisë për të hedhur fishekzjarre. Familjaret e kanë gjetur pa shenja jete me dëmtime në kokë. Policia ka nisur hetimet për këtë rast tragjik.

16-vjeçari është dërguar rreth orës 01:00 nga familjarët pa shenja jete në Spitalin Rajonal Laç, por nuk ka mundur tu shpëtojë dëmtimeve të marra në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e llojit të  dëmtimit në kokë. Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *