• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë është një budallallëk historik, duhet të mbarojë

Lajme, Të fundit
nikos_kotzias.jpg



Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e quan buballallëk histori ligjin e luftës me Shqipërinë. Në një intervistë për gazetën greke Real News ministri i jashtëm Kotzias deklaron:  “Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë. Nuk mund të ketë as edhe një dyshim formal se te dy vendet jane ne gjendje lufte” 

Pak ditë më parë në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama deklaroi:  “Nuk ka as sekrete, as konspiracione as gjëra për të fshehur por janë negociata reale me grupe ekspertësh, negociatë intensive. Raundi tjetër është së shpejti në janar në Shqipëri, po negociohet për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë që nga ligji i luftës.   Sa i takon vendimit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke, Rama tha se në këtë drejtim nuk ka asgjë të rethjesht zhbllokim i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme”

Në janar pritet të vijojnë negociatat mes ministrit të jashtëm grek dhe ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *