• |
ide | kryesore

“Mish, alkool dhe valltare” festë luksi për Rilindjen në periferi të Tiranës (FOTOT)

Kryesore



Mbarësinë që i solli viti 2017, përfaqësuesit e popullit dhe të qeverisë e festuan siç i ka hije pushtetit. Të gjithë deputetët dhe stafin e afërt në kryeministri, Rama i bëri bashkë për një festë ditët e fundit të dhjetorit.
Socialistët u mblodhën në një rezort në periferi të Tiranës, mes ambjenteve të kuruara me kujdes, ku mbizotëronte ngjyra e Rilindjes.

Tavolinat kanë qenë të mbushura plot e përplot me ushqime dhe alkool sipas dëshirës. Për të argëtuar udhëheqjen ishin porositur edhe grupe të kërcimit, që mes këngëve dhe valleve kanë ndezur darkën.

Mungesa e Saimir Tahirit vlen vetëm për statistikë në këtë rast, sepse prej kohësh, ish ministri nuk është pjesë as e tavolinave të këtij lloji.


Vetë Rama mbërriti pak me vonesë në festë, për të shmangur sikletin e përgatitjeve të para, kur të gjithë uleshin nëpër vendet e caktuara, sipas miqësive dhe grupeve të përbashkët.


Privilegjin për t’u ulur në një tavolinë me liderin e kanë pasur vetëm disa të përzgjedhur. Në këtë foto duket që Rama përshëndet sekretarin e tij në kryeministri, Engjëll Agaçin, ministri Damian Gjiknuri dhe deputetin Ulsi Manja.

Atmosfera ishte disi më e ftohtë në fillim të ziafetit, kur të gjithë i kishin sytë nga tavolina e “të madhit”, në pritje të ndonjë urimi apo përshëndetjeje speciale, por me kalimin e orëve të ftuarit u çtendosën dhe e shijuan darkën, të ngrohur edhe nga avujt e alkolit, siç ndodh rëndom në këto raste.

Në fund, urimet janë bërë para tortës, për të cilën më entuziaste kanë qenë gratë deputete.©Lapsi.al



6 Comments

  1. Rriten moshen e pensionit, rriten dritat, ujin , taksat disa fish…festojne me leket tona parazite te qelbur!

  2. Udheheqesi Legjendar, bashke me Qelbesirat e tjera feston.

    VITI 2018, viti i transferimit te pjeses se mbetur te pasurive publike, ne menyre Korruptive.

    Permbajtja e kontratave rralle behet 100% transparente per publikun.

    Hani Derra.

    Pisllek.

  3. Kush ka qene ai idiot qe ka shkruar kete lajm!? Na nxoret mallin e gazetes “Zeri i Popullit” ne vitet 60 kur komentonin festat ne vendet kapitaliste dhe rvizioniste.

    1. i pa emer-pse mshifesh qe dhe ti je roz,bythen ty anonimus e rames kriminelet frrok,ndok,rosh e dosh,balila e habila jo vetem roz por edhe boz jua kan ber.nuk keni faj mutin qe u jep rama u thoni mjalt e bari qe u ipte enveri i thonit shpageti bolonjeze.keshtu ta ben droga ,pra kokaina e kanabisi.

    1. i pa emer .GAZETARI I KA KURSYER QELBESIRAT RAMA ;RUQI;ERIONKA VELIJA E XHAFA.nuk permend kokainen dhe orgjit pastaj me treshe e katershe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *