• |
ide | kryesore

“Dhunë dhe poshtërim” Erjona Sylejmani flet për divorcin me futbollistin Blerim Xhemaili

Paparazzi



Nuk dihet kush ishte pika që derdhi gotën në marrëdhënien mes modeles Erjona Sylejmani dhe futbollistit Blerim Xhemaili, por në një intervistë për mediat zviceriane bukuroshja foli edhe njëherë për divorcin, duke përmendur dhunën dhe poshtërimin. Shkrimin e ka publikar në Instagram me komentin më poshtë, ku bie në sy saktësimi “e lashë unë”.

“Im shoq nuk ma ka hequr mbiemrin e tij, dhe nuk është akoma ish-i. Para se të kritikoni mundohuni të hiqni injorancën, sidomos për çështjet ligjore. Sidoqoftë, burrin tim e lashë unë dhe jo ai mua. Me guximin dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë duke preferuar të mbajnë avantazhet e pasurisë me koston e çdo poshtërimi dhe dhune psikologjike”.

Blerimi dhe Erjona kanë një djalë së bashku. Ndarja e tyre shkaktoi befasi, teksa thuhet se Blerimi e ka akuzuar per keqperdorim te mbiemrit te tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *