• |
ide | kryesore

Pas mbarimit të festave, emigrantët kthehen në Greqi, fluks në pikën kufitare të Kakavijës

Lajme, Të fundit
Kakavije.jpg



Festat përfunduan dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë filluar të kthehen në vendet  e tyre të punës.

Për këtë arsye në pikën doganore të Kakavijës ka fluks në dalje të doganës, duke bërë që pala shqiptare dhe ajo greke të marrin masa për shtimin e sporteleve.

Pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa pala greke me tre sportele.

Konkretisht në pikën kufitare të Kakavijës: 

Kanë hyrë 1844 shqiptarë

Kanë dalë 4522 shqiptarë

Kanë hyrë 647 të huaj

Kanë dalë 1016 të huaj

Kanë hyrë 393 mjete shqiptare

Kanë dalë 1003 mjete shqiptare

Kanë hyrë 208 mjete të huaja

Kanë dalë 349 mjete të huaja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *