• |
ide | kryesore

Plagoset një shqiptare nga një shpërthim me eksploziv në një ndërtesë në Suedi

Lajme, Të fundit



Një shpërthim është shënuar në një ndërtesë në qytetin suedez Helsingborg të Suedisë, ku banon edhe vajza e Nasim Haradinaj nënkryetar i OVL-UÇK, shoqatë e veteranëve të UÇK-së në Kosovë. Mediat suedeze shkruajnë se është plagosur një grua pa dhënë emrin ndërsa mediat kosovare thonë se ajo është Ariana Haradinaj, vajza e Nasimit.

“Vendosja e eksplozivit në ndërtesat ku banojnë civilë është akt terrorist pa marrë parasysh se kush është objekt sulmi. Unë nuk dëshiroj që të bëhen spekulime rreth motiveve të këtij akti sepse u takon autoriteteve të hetuesisë suedeze që ta hetojnë rastin dhe tek pasi të ndriçohet në tërësi ky rast atëherë institucionet e drejtësisë së këtij vendi do ta thonë fjalën përfundimtare edhe për motivet e sulmit”, ka thënë Nasim Haradinaj për KosovaPress.

Mediat suedeze shkruajnë se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e shpërthimit dhe kush ka qenë objektiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *