• |
ide | kryesore

A mund të shkaktojë vibratori “vdekjen” e vaginës? Flasin mjekët

Stil



Femrat e tmerruara nga fakti që mund të kenë një vaginë ‘të vdekur’, mund të qetësohen. Ato nuk do marrin pjesë në funeralin e organit gjenital.

Ekspertët kanë hedhur poshtë idenë se mbipërdorimi i vibratorit çon në humbjen e ndjeshmërisë në vaginë. Dr. Shazia Malik tha se nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet pretendimet se ekziston ‘sindroma e vaginës së vdekur’.

Gjinekologia e njohur tha se edhe nëse ekziston mundësia e humbjes së ndjeshmërisë aty poshtë, gjithmonë është diçka e përkohshme.

Ajo thotë se diçka e tillë mund të zgjasë rreth një orë. E njëjta humbje e ndjeshmërisë ndodhi pasi lind fëmijë, pas seksit me një person tjetër, teksa ushqen beben me gji ose edhe kur merr kontraceptiv.

Studimet kanë treguar madje se përdorimi i vibratorit është i mirë për femrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *