• |
ide | kryesore

Aksident mes dy makinash në Maqellarë të Bulqizës, plagosen 2 persona

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Dibër, pasi dy makina janë përplasur në rrugën Maqellarë-Shupenzë.

“Në vendin e quajtur ‘Rotonta’, aksi Maqellarë-Shupenzë, është përplasur mjeti tip “benz” me drejtues shtetasin Gj.M, banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”,  me drejtues shtetasin G.M, banues në Bllatë, Dibër. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri B Xh,  50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëtonte me mjetin tip “Benz”, si dhe drejtuesi i  mjetit tip “Opel” shtetasi G.M, 32 vjeç”, raporton policia.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *