• |
ide | kryesore

Arratisje spektakolare nga burgu, shqiptarët presin hekurat e qelisë dhe zbresin me çarçafë

Kryesore



Si një skenar i denjë për filmat hollivuadian e përshkruajnë mediat greke arratisjen nga burgu të tre shqiptarëve dhe një gjeorgjiani. Ngjarja ndodhi në mesnatë në paraburgimin e Atikës. Ata prenë fillimisht hekurat e qelisë dhe më pas zbritën nga kati i dytë duke përdorur çarçafët.

Ndonëse burgu dhe e gjithë zona është e ruajtur mirë me masa sigurie, ata arritën t’i shpëtonin policisë. Por nuk pati fatin e shqiptarëve i burgosuri gjeorgjian, i cili u kap nga policia në kopshtin e paraburgimit. Gjeorgjiani ishte i moshës 39-vjeçare, ndërsa tre shqiptarët janë të moshës 35, 38 dhe 27 vjeç. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije ende. Siç raportojnë mediat greke dy prej tyre janë arrestuar për drogë, ndërsa tjetri për vrasje.

Ata qëndronin në paraburgim në pritje për të dalë para gjykatës. 27-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëjetueses së tij në lagjen ‘Patissia’, ngjarje e ndodhur në vitin 2013, teksa shqiptari ndodhej nën efektin e drogës. Ndërkohë sot në mesditë raportohet për arrestimin e një prej të arratisurve. Shqiptari i moshës 35 vjeç u kap nga policia në lagjen ‘Menidi’ në periferi të Athinës. Autoritetet greke vijojnë punën për kapjen e dy të burgosurve të tjerë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *