• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Këta janë 3 shqiptarët e arratisur nga burgu në Greqi

Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë publikuar foto të 3 shqiptarëve të arratisur nga ambientet e paraburgimit në Athinë. Ngjarja ndodhi mesnatën e së mërkurës ndërsa 3 shqiptarët, 2 prej të cilëve të arrestuar për çështje droge dhe një i akuzuar për vrasje prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë nga një lartësi prej 7 metrash.

Për shqiptarët jepen vetëm inicialet M.F., Z.A. dhe B.K. Bashkë me ta tentoi të arratiset edhe një gjeorgjian i cili u arrestua në momentin e fundit nga rojet. Deri tani vetëm njëri prej shqiptarëve është vënë në pranga. Ai është një 35-vjeçar i arrestuar për çështje droge, por identiteti i tij nuk jepet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *