• |
ide | kryesore

Dëbora mbulon disa qarqe të vendit, probleme me qarkullimin

Lajme, Të fundit
rruget_e_bllokuara_nga_debora_2.jpg



Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Qarku i Dibrës është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me reshje të dendura dëbore gjatë natës së kaluar. Mësohet se dëbora arrin deri në 50 centimetra në disa zona, duke sjellë probleme në qarkullim.

Trashësia e lartë e dëborës ka bllokuar disa rrugë, siç janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë, etj duke izoluar fshatrat. Ndërkohë, rruga nacionale nuk ka paraqitur ende asnjë problem, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet janë ndalur.

Po ashtu edhe i gjithë qarku i Korçës mbulohet nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit. Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora arrin 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë -Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në aksi Qafë Thanë-Kapshticë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit është bllokuar rruga Librazhd-Peshkopi nga dëbora, ndërsa disa fshatra janë bllokuar, pasi lëvizja është e pamundur. Grupet e emergjencës kanë ndërhyrë në të gjitha zonat me probleme për të zhbllokuar lëvizjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *