• |
ide | kryesore

Eni Çobani sqaron telashet nga ‘Shihemi në gjyq’

Paparazzi, Slider



Eni Çobani në një bisedë për gazetaren Elda Lamja për emisionin ‘Vila 24’ në News 24 në ditën e parë të 2018-ës është ndalur jo vetëm te puna e saj e përditshme duke i bërë një bilanc, por ka folur edhe për aspektin personal.

Në fillim të dhjetorit, Eni Çobani u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Selajdin Pysqyli e ka akuzuar avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj “Shihemi në Gjyq”, ku Çobani zhvillon seanca ndërmjetësimi.

Lidhur me këtë, por jo vetëm, Eni Çobani ka bërë të ditur se kur përmend emrin e saj, do të përmend çdo emër tjetër që vjen nëpërmjet fakteve. “Kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike, jemi të detyruar përballë publikut të flasim me transparencë për të gjitha aktet, apo ata çka na vijnë ne në dorë, ku burimin e kam pikërisht nga publiku.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *