• |
ide | kryesore

Flori dhe Liberta nuk fshihen më, ai i bën dedikimin plot dashuri në publik

F1, Paparazzi



Liberta Spahiu, moderatorja e “Prive” që tashmë prej kohësh po përflitet edhe për një lidhje dashurie me kantautorin Flori Mumajesi, feston sot ditëlindjen.

E nuk e dimë nëse është koinçidencë, zgjedhje apo fat por Flori Mumajesi dhe djemtë e “Threedots” mbrëmjen e djeshme kanë pasur koncertin e tyre të radhës në Prishtinë, e sigurisht nuk mund të mungonte Liberta dhe miqtë e saj të cilët kishin zgjedhur pikërisht atë ‘club’ për të festuar këtë natë të veçantë.

Nuk ka munguar një urim i përzemërt edhe nga ana e kantautorit Mumajesi në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë” – ka thënë Mumajesi ndërkohë që Liberta është parë të emocionohet nga dedikimi (e si të mos emocionohej në fakt?!).

Video e këtij momenti është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini, gazetari i njohur i “NIN” i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës e që gjithashtu u zëvendësua nga Flori Mumajesi i cili moderoi “NIN festiv” natën e dy janarit duke thyer çdo rekord shikueshmërie në Klan Kosova.

Me pak fjalë, ky djalë diçka di për çiftin që po përflitet. Por për aq kohë sa gjërat nuk janë ende të qarta, ne na vjen mirë që ekziston një marrëdhënie kaq e bukur midis Florit dhe Libertës, sidoqoftë emri që ata vendosin për ta përcaktuar marrëhdënien e tyre, dashuri apo miqësi, pak rëndësi ka kur ndjesitë janë gjithsesi të vërteta. /Blitz.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *