• |
ide | kryesore

Meghan thyen rregullat e mbretërisë, ndryshon planin e dasmës

Paparazzi, Slider



Mesa duket aktorja kaliforniane ka vendosur të mos lëshojë pe dhe të kundërshtojë disa prej rregullave strike që parashikon etika e sjelljes dhe kodi i organizimit të ceremonive mbretërore të Pallatit të Kensingtonit. Sipas të përditshmes ”Daily Mail”, Meghan ka vendosur të kundërshtojë rregullat të cilat jo rrallëherë u janë imponuar pjesëtarëve të tjerë nga vetë mbretëresha Elizabeta, dhe të thyejë traditën e shoqërimit në altar, duke dashur pranë vetes  mamanë Doria Ragland. Prindërit e Meghan janë divorcuar kur ajo ishte fare e vogël dhe që nga ajo periudhë ajo është rritur larg Thomas Markle, me të cilin thuhet se ka një raport jo fort të mirë, dhe të rritet e qëndrojë pranë të ëmës. Për Meghan Markle 19 maji është dita më e lumtur e jetës dhe dëshiron ta ndajë me mamanë, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe Princ Harry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *