• |
ide | kryesore

Policia greke në alarm, 2 shqiptarë të dënuar për drogë arratisen me çarçafë nga qelitë e burgut

Lajme, Të fundit
greqi-policia.jpg



Policia greke është vënë nën alarm pas arratisjes së 3 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj.

Arratisja e 3 personave, mes tyre 2 shqiptarë dhe një gjeorgjian, ndodhi gjatë mesnatës. Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.

Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve. Dy shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge. Njëri prej të arratisurve është mundur të kapet, por ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.



1 Comment

  1. Lapsi.al , fajin e ka Kryeministri ” droges ” Edi Rama per te dy shqipetaret e arratisur me urdherin e tij nga burgu Grek . Te nise serine e analizave , anal—isti Andi Bushati , imediatamente. Uredher i prere i Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *