• |
ide | kryesore

A do ketë zgjedhje për Bashkinë e Pogradecit? KQZ lë pezull mandatin e Eduart Kaprit

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori më shumë kohë për të marrë një vendim mbi mandatin e kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri.
Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ ka kërkuar informacione shtesë nga Prokuroria për shkakun e dëbimit nga Gjermania të Eduard Kaprit.
Avokati i Eduard Kaprit u shpreh se klienti i tij nuk preket nga ligji i dekriminalizimit dhe sipas tij dëbimi për arsye emigracioni nuk përbën shkak për heqjen e mandatit.
Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ vendosi: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *