• |
ide | kryesore

Bën xhiron e botës VIDEO e shqiptarit që do të shesë shqiponjën e plagosur

Lajme, Të fundit



Shqiponja është ajo për të cilën shqiptarët krenohen më së shumti jashtë kufijve. Ne që jemi brenda bëhemi krenarë për gjithsecilin të huaj të famshëm që formon simbolin e shpendit të egër me duar. Por pas gjithë kësaj qëndron një e vërtetë e hidhur, sepse simbolin tonë kombëtar që e kemi edhe në flamur, por zhdukim me duart tona dita ditës.

Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiro një video e shkurtër e një shqiptari që me një shqiponjë të plagosur në dorë ka dalë në anë të rrugës që ta shesë. Kërkon 10 mijë të reja, por kënaqet edhe me gjysmën e tyre.

“Brut nature” shkruan se “simboli i Shqipërisë, ajo që njihet si “shqiponja e artë” është duke u zhdukur pasi tashmë po përdoret për të dekoruar baret dhe restorantet e vendit”. Ndoshta nuk do të jetë e largët kur të mos ketë më shqiponja, përveç atyre që do të bëjmë me dy duart. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Mjerim i madh, njerez te varfer e te kthyer me keq se “perbindshat” per nje kothere buke, “Sofra e Ariut” me arinj qe po ngordhin urie e qe mbahen ne kushte c’kafsherore ( nuk shkoj kurre aty per te ngrene se nuk i shoh dot). Cfare turistesh po presim kur vrasim natyren e kafshet e egra gjithandej? Ndoshta do nxisim turizmin e kanibalisteve se ne kete gjendje po shkojme. Ku jane shoqatat per mbrojtjen e kafsheve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *