• |
ide | kryesore

Tahiri, Habilajt dhe dosjet e krimit/ Kryeprokurorja Marku takon ambasadorin italian, Alberto Cutillo

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.
Takim është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa bëhet e ditur se ambasadori ka kërkuar goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Hetim të përbashkët të dosjeve të shtetit italian dhe shqiptar, si dhe mbështetja e Italisë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Mbështetja e Prokurorisë në goditjen e grupeve kriminale qe operojnë mes Italisë e Shqipërisë“, – mësohet të jetë shprehur Cutillo.

Pjesë e këtyre dosjeve është edhe ajo e trafikantëve të drogës, Habilaj ku është i përfshirë ish-ministri Tahiri. Ndërkohë, Marku, vetëm një ditë pasi u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pati takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e inkurajoi për hetime ndaj personave të rëndësishme, të cilët janë përfshirë në veprimtari korruptive.



3 Comments

  1. po ju te lapsit sikur shkrujtet dje se kjo kryeprokurorja po prishte hetimet per tahirin ? me keto qe po lexoj sot nuk mduket se ja keni fut kot dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *