• |
ide | kryesore

Trump po i tregon gishtin demokracisë

2, Ide

Një nga imazhet më ikonike – dhe mbase më dizinformuese të shekullit njëzet e një ishin irakianët e buzëqeshur që mbanin lart gishtat e tyre tregues të ngjyrosur me violë për të treguar se kishin votuar në zgjedhjet e janarit 2005 në vendin e tyre. Për shumë, këto ishin zgjedhjet e para ku ata kishin marrë pjesë.

Historia e supozuar pas këtyre imazheve ishte se demokracia më në fund kishte mbërritur në Irak. Një sistem pa zgjedhje nuk mund të pretendojë të jetë demokraci. Ndaj, për shumë, të shikoje imazhe të një procesi të mirë-organizuar votimi (njollat e bojës pengojnë votuesit të votojnë më shumë se një herë) ishte provë e mjaftueshme se gjërat kishin ndryshuar.

Por demokracia është një sistem shumë i ndërlikuar dhe zgjedhjet e lira janë vetëm një tipar. Një mungesë e zgjedhjeve sigurisht tregon për një mungesë demokracie. Por e anasjella nuk është e vërtetë. Zgjedhjet janë një kusht i nevojshëm, por i pamjaftueshëm për demokracinë, që gjithashtu kërkon institucione rezistente që kanë në trup vlera demokratike.

Sot, gjithnjë e më shumë vende mbajnë zgjedhje dhe demokracia në vetvete është në rrezik. Në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, shkelja e besimit të publikut dhe dështimi për të mbrojtur institucionet demokratike janë sisteme të lodhura të kontrollit dhe balancës që, në disa raste, kanë ekzistuar për shekuj.

Sulmi ndaj institucioneve demokratike nuk është i kufizuar te vendet me pak eksperiencë në demokraci. Ato mund të shihen kudo, përfshirë demokracinë më të vjetër në botë, siç quhen Shtetet e Bashkuara.

Në Perëndim, ngritja në qiell e virtyteve të demokracisë për të tjerët ka ngjarë prej kohësh me prozelitizmin e një feje laike, plotësuar nga kërcënimi i zjarrit dhe barutit për ata që nuk përqafojnë besimin demokratik. Por leksionet e vendeve të zhvilluara ndaj botës së në zhvillim nuk ishin kurrë të dobishme veçanërisht.

Vite më parë, pas një eventi në të cilin një filantrop ndërkombëtar dha leksione rreth demokracisë për orë përpara se të fluturonte me avionin e tij privat në perëndim të diellit, një kryeministër ballkanas që po merrte pjesë më pyeti “Si supozohet ta bëj unë këtë?” Ndërsa ai po përballej me çështje të minoriteteve etnike, ata që ndërhynin nga jashtë po i ofronin një këshillë të vazhdueshme për të cilën ata më pas nuk mbanin përgjegjësi.

Tani, lavjerrësi është lëkundur në drejtim të ndryshëm, veçanërisht në lidhje me politikën e jashtme të SHBA. Nën administratën e presidentit Donald Trump, qeveria amerikane nuk duket se po mundohet t’i bëjë lavde më demokracisë.

Sigurisht, kjo pjesërisht reflekton dobësi nga dekada promovim i demokracisë nga ana e Perëndimit. Por ka edhe më shumë. Demokracia po kërcënohet direkt në vendin ku duhet të kishte rrënjët më të thella kulturore dhe politike.

Trump nuk do të shmangë përsëritjen e politikave të dështuara të së shkuarës, siç e thotë ai. Ai dhe mbështetësit e tij kanë shënjestruar institucione kyçe ku bazohet demokracia amerikane, përfshirë gjykatat, legjislativin, median e pavarur dhe të tjera.

Oficeri ushtarak prusian i shekullit 19 dhe teoristi Carl von Clausewitz ka folur pikërisht për periudhën e luftës totale që erdhi më pak se një shekull pas vdekjes së tij. Ajo që ai nuk adresoi ishte periudha e politikës totale, kur të gjitha institucionet e një shoqërie do të shtypeshin në shërbim të një lufte ideologjike totalizuese. Amerika tani është në mes të një lufte të tillë dhe mënyra si do ta përballojmë do të informojë vendet e tjera për përballimin që ato mund t’i bëjnë mundimeve të veta.

Kriza e Amerikës në atdhe tani po e ndalon atë së performuari rolin e saj tradicional ndërkombëtar si një burim i sigurimit institucional dhe një agjente ndryshimi. Gjatë periudhës së pasluftës, SHBA ofroi siguri kolektive përmes NATO-s dhe institucioneve të tjera dhe ka qenë mëse e gatshme të përballojë kërcënimet rajonale dhe globale, shpesh me pak miq në krah.

Për fat të keq, Trump tregon pak respekt për këtë trashëgimi apo për traditën e Amerikës për optimizëm dhe besim në institucionet e veta. Ai ose nuk e kupton ose nuk i intereson që sistemi amerikan i qeverisjes ka qenë burimi më i madh i prestigjit global të vendit të tij. Në fakt, ai refuzon lartësimin historik të Amerikës dhe e riformon atë si një vetë-iluzion dhe naivitet, kurdo që SHBA ndihmon ata që çojnë përpara lirinë në botë.

Tashmë, heshtja e Amerikës është shurdhuese. Në Siri, SHBA ia ka lënë fushën të tjerëve, edhe pse lufta atje do të vendosë të ardhmen e Lindjes së Mesme myslimane. Ndërkohë, refuzimi i administratës Trump ndaj pakteve të tregtisë dhe investimit trans-oqeanik ka konfuzuar miqtë e tij dhe i ka dhënë guxim kundërshtarëve. Departamentit Amerikan të Shtetit, pavarësisht se çfarë mund të thotë shefi në vështirësi i tij, Rex Tillerson, tashmë i mungon aksesi global. Dhe pa diplomaci proaktive, SHBA-ja shpesh do të eklipsohet ndërkombëtarisht, mbase nga Kina.

Por Trump fitoi zgjedhjet në 2016, ndaj ai po mban një gisht të ngjyer sikur të jetë e vetmja gjë që ka rëndësi. Vitin tjetër, do t’i takojë amerikanëve të të gjithë prejardhjeve të mbajnë lart gishtin e tyre dhe të bëjnë të qartë se demokracia është shumë e më shumë se aq.

*Christopher R. Hill, ish-ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit për Azinë Lindore ish diplomat ne Tirane dhe negociator i Shba ne marreveshjen e Rambouillet per Kosoven, është Dekan i Shkollës Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit dhe autor i Outpost/ Project Syndicat

6 Comments

    1. KETE HERE E BERA KOMENTIN FALAS POR HEREN TJETER ,NUK BEJE KOMENTE PA SHPERBLIM TE PAKTEN SI GAZETARE

  1. cfar duket se po ndoll ne fakt ,cdo fjale pasqyron veprim dhe anasjelltas ,por kur fjalet ,shpiken pa pushim dhe u mungon veprimi fakti,formohet nje boshllek i cili qarteson ralitetin ,shikoni gjitha fushat shkencore ,njerzit ,hulumtuan idet dhe kuptuan ligjet i materializuan ,pavarsisht se ligjet ,rregullat ekujlibrat zoti njerzimit ja dergoj permes shpalljeve te tije ,keto i zbuluan dhe mbi bazen e tyre ,arriten te pasqyrojne fantazine idete ne dobi funksion [aroplani maqina,,,/keshtu cdo fushe shkencore ,ka pasqyrim mendimi [ligji ]me punen vepren funksionin suksesin ,kurse ne politike qe eshte shkence me vete nuk ndolle sepse flitet per rregull ligj te drejta drejtesi ,por nuk veprohet veprohet e kunderta ,ky vakum ,ka hyre ne logjiken ,dhe ka nxjerr konkluzionin ,duke u matur me te verteten per te cilen flitet ku e verteta nuk veprohet ,qe i ka lene gjith ne zhgenjim,ja qe njeriu ka imunitet dhe ne logjik anen shpirterore ashtu sic ka ne trup anen materiale[lenda],ku sado te behen perpjekje per te nderhyre ne nderdije per te ndikuar tek vetedija per ta ndryshuar apo orientuar ,,apo mbajtur nen kontroll me presion force manipulim mashtrim apo cdo forme ,sejcila forme ka masen e vet ku sapo arrihet kjo mase ,njeriu fiton perseri imunitet te kuptuari qe kjo nuk eshte dobia mbasi drejtesia dobia gjersia dhe elementet e saje jan te njohura ,flitet ne emer te saje ,por e verteta eshte e izoluar ,e kan urryer dhe luftuar,po ashtu dhe bartesit e saje ,po ja qe del ne pah qe zhvillimi i te vertetes eshte i lillur me ekzistencen tone ,sepse e verteta ka gjitha raportet e zhvillimit zgjilljeve suksesit permes drejtesise vlerave rregullit ku arrihen balancat keto zhvillime moment pas moment po e qartesojne mesazhet qe japin studiusit e cdo fushe shkencore,mbi problematikat ne cdo fush qe vine nga keq menaxhimi njerzore i zhvillimit ose e thene troc nga padrejtesia qe luhet,per pushtet dhe para,tani merremi me padrejtesine ,analistet flasin mbi bazen e ambicjeve te interesit ,te jen vazhdimsi ,por stanimi i vijimit ,ne politikat dhe vrullin e mepareshem ,te zhvillimit te demokracise te projektuar dekada me pare ,eshte tregues qe ndollen ne proces ,vlersimi dhe orientimi mbasi elite drejtuese nuk mund te jete me poshte se njerzit e thjesht,ralitetin e din te gjith ,sepse e shohin me sy dhe prekin me dore ,te gjith degjojne shohim kan kujtese ,dhe gjith ndollen ne proces arsyetimi dhe veprimi sepse vet jeta eshte proces zhvillimi,dhe keshtu qe me arsye thjeshte sejcili din ta ndaje te miren nga e keqa ,nese jo me njehere pasi ti ndollin fatkeqesi ose te verteten ua tregon dikush,,keshtu qe sot veshtire te gjinden njerez te beshe te zgjuarin qe tua hellesh,,tua japesh sapunin per djath sepse ate e zbulon shija,,,ceshtja per te gjith shtrohet ,sa jemi ne gjendje si njerez kudo te merremi vesht ,ne mirkuptim marrveshje dobi ,ne ceshtjen e te drejtave ,njerzore respektimin e dinjitetit njerzore vlerave njerzore zhvillimin e mendimit permes vlerave virtytit ,largimin nga padrejtesia ,deri tek arritja zevendesimit te urrejtjes me dashuri meshire tolerance falje per njeri tjetrin luften me paqe problemet me zgjillje ,duke u bere ndihmes dhe plotesues ne zbukurimin dhe lehtesimin e jetes se njeri tjetrit,me shkurt ate cfar deshiron sejcili per vete duke e pasur edhe per tjeret me vepra dhe ligje jo vetem fjale ,ky eshte mendimi im bazuar ne te verteten unllzimin e zotit dhe ralitetin e shvillimeve praktike permes precipitimit psikologjik dhe filozofik inteligjences ,i ftoj kedo qe din me shum dhe me mire le te behet ndihmes dhe plotesues ne dobi dhe kushdo qe sheh ndonje gabim shprehje qe nuk i pershtatet ullzimit zotit dhe zhvillimeve mbi baza shkencore le te bejne korigjimin e duhur me mendimin e pershtateshem ,kjo eshte fjala e lire rrug pa pengesa ,por mundesi kujtese dhe dobish ,bota mendimin e cmon dhe shperblen kurse ne shqiperi jepet falas por nuk vlersohet

  2. Ajo qe Chris Hill e quan akoma “Demokraci” eshte vetem nje Anarki me vello demokracie. Ase e corri Donald Trump dhe beri te mundur te shihet qarte se sa farse eshte kjo “Demokracia” anarkike Made in Soros. Prej kesaj cjerrje Donald Trump fitoi Presidencen. Se popujve i ka ardhur ne maje te hundes kjo Anarkia me emrin “Demokraci”. Kurdohere popujt kane duruar me lehte Diktaturat se sa Anarkite, qofshin dhe me vello mediatike te pseudo-Demokracise.

  3. mjaftojne komentet dhe mendimet publike nen cdo postim te presidentit trump, apo te artikujve qe flasin mbi te, per te kuptuar se populli mendon si trump dhe se ky i fundit eshte kondrapedal i nje sistemi ngritur ne antivlera, korrupsion luftra intriga pushtet trashigimi etj etj. nje makine e madhe qe hedh balte dhe thote te paverteta eshte media e sponsorizuar nga interesaxhinjte soros&co. cnn nyt, e qelbsinlliqe te ketij lloji duhen hedhur ne kosh dhe duhet lutur Zoti qe presidenti trump te fitoje luften me kete fake world qe mban peng njerezimin ne duart e disa ndyresirave.

  4. padrejtesia nga drejtesia dallon si nata me diten ne cdo detaj ,keshtu qe ne total bota ndollet ne padrejtesi te thekesuar ne cdo detaj ,drejtesin te verteten e ka krijuar dhe percaktuar vetem zoti mallerishem krijuesi botnave ,ulleheqes te drejte me te verteten drejtesin hakun popujve nuk po ju paraqiten ,kur mungon kjo un si komentues nuk hy te ndaj apo peshoj padrejtesine nder njerez se kush eshte i padrejte me shum apo i padrejt me pak,shpresoj vetem ne ndonje mrekulli te zotit nder ne qe tua hapur zemren njerezve per te dalluar kuptuar dhe pranuar te verteten si e vetmja shpetuese njerzore ne cdo pikpamje sepse me te verteten dobia perhapet dhe e keqa hesht ,padrejtesia e tejzgjatur ua mbyll gojen te gjitheve dhe i mban kokulur me fakte ,sepse raliteti qe padrejtesia ka sjellur duket vet dhe per ralitetin pergjegjes nuk jan popujt njerzit e thjeshte por ullheqesit dhe administratat shteterore mbasi ato kishin kontrollin dhe menaxhimin e jetes ne toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu