• |
ide | kryesore

Studimi/ Femrat duan që seksi të zgjasë 25 minuta, por në fakt…

Stil



Kur flasim për seksin, pritshmëria dhe realiteti mund të kenë dy përfundime të kundërta. Një anketë e pak kohëve më parë mbi kohëzgajtjen e seksit është shembull perfekt i kësaj. Hulumtimi ka anketuar 3836 meshkuj dhe femra. I ka pyetur sa do të dëshironin të zgjaste seksi. Jo paraloja, por vetëm “ngjarja kryesore”.

Femrat kanë thënë që seksi i tyre ideal duhet të zgjaste 25 minuta e 51 sekonda. Meshkujt mesatarisht janë përgjigjur 25 minuta e 43 sekonda. Por këta numra pothuajse identikë nuk i janë përgjigjur realitetit se çfarë vërtet ndodh në dhomën e gjumit.

Mesatarisht, seksi zgjat rreth 16 minuta, ka treguar hulumtimi. Rezultatet janë ndarë edhe sipas shteteve: Në SHBA meshkujt dhe femrat kanë bërë seks për 17 minuta e 5 sekonda. Kanadezët janë të dytët me 17 minuta, ndërkaq pasojnë britanikët te të cilët seksi mesatarisht ka zgjatur 16 minuta e 58 sekonda.

Sipas hulumtimit të bërë, meshkujt në moshën 30-vjeçare janë më të qëndrueshëm dhe kanë “rezultate” më të mira sesa meshkujt më të vjetër, por edhe se ata më të rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *