• |
ide | kryesore

Tragjike/ Humb jetën në aksident në Greqi çifti i shqiptarëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një çift shqiptarësh humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa vajza e tyre mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Horteru – Kimisis në Serres. Siç raportojnë mediat helene viktima janë 35 dhe 25 vjeç, ndërsa nuk janë identifikuar ende.

35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, çka shkaktoi vdekjen e tij dhe të bashkëshortes 25 vjeçe. Mësohet se në makinë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime. Shkaqet janë ende të paqarta.  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *