• |
ide | kryesore

VIDEO/ E martojnë pa dëshirë, dhëndri ia plas të qarit

Syri i Lapsit



Një dhëndër indian është filmuar duke qarë pasi është detyruar të martohet pa dëshirën e tij me një grua që nuk e njihte fare. Në klip dëgjohen njerëzit e nuses që i thonë 29-vjeçarit: “Po të varim ne ty? Thjesht po festojmë dasmën. Çfarë ke që mërzitesh?”

Ai u kishte thënë mediave indiane se ishte rrëmbyer nga vëllai i nuses së padëshiruar, të cilin e kishte shok. Me armë në duar, kunati së bashku me burra të tjerë, e kanë rrëmbyer. Edhe pse familjarët e dhëndrit kanë kërkuar ndihmën e policisë, ata i kanë thënë që këtë çështje ta zgjidhin mes tyre të dyja familjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *