• |
ide | kryesore

Zbardhen emrat e dy shqiptarëve që vranë dhe copëtuan një marokene në Itali

Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë ka ndodhur në vendin fqinj, Itali, ku dyshohet se dy shqiptarë kanë vrarë dhe kanë copëtuar një shtetase marokene. Ndërkohë, vetëm pak pasi policia italiane deklaroi se në pranga për vrasjen makabre te gruas marokene u vunë dy shqiptarë, burri me të cilin ajo jetonte prej një viti dhe nipi i tij, zbulohen edhe emrat e tyre. Policia italiane ka bere me dije se ne pranga u vu bashkejetuesi Agim Ajdinaj, 51 vjec dhe nipi i tij, Lisand Ruzhdija, 27-vjec.

Të dy tashmë janë përballuar me akuzën e vrasjes dhe zhdukjes së kufomës. Gruaja 46-vjecare e gjetur e copëtuar jetonte në Itali prej 20 vitesh. Ajo ishte e divorcuar prej 9 vitesh nga ish-burri dhe prej një viti jetonte me shqiptarin.

Khadija punonte rregullisht dhe në datën 29 dhjetor që mendohet se është edhe dita kur e kanë vrarë ishte paraqitur në punë, nga e cila u pa të largohej rreth orës 19:00. Pas kësaj, gjurmët e saj humbën deri sa u gjetur e masakruar.



1 Comment

  1. qelbesirat enver semuren e droguan gjysmen me e popullit.po populli shef drogohet bastardi e kokpalari rama drogohen dhe qelbesirat pas tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *