• |
ide | kryesore

Kreu i Antimafias italiane viziton Tiranën në janar

Lajme, Të fundit



Federico Cafiero de Raho, Prokurori i ri i antimafias italiane pritet që brenda janarit 2018 të kryejë vizitën e parë zyrtare të tij në Shqipëri, raporton Report TV.

Tashmë është rënë dakord që de Raho të vij në Tiranë brënda Janarit dhe ndër vizitat e tij më të rëndësishme të jenë ato me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, Kryeprokuren Arta Marku dhe ministrin e drejtësisë znj.Etilda Gjonaj.

Të njëjta burime sqaruan se de Raho do të mbërrijë në Tiranë për të dhënë mbështetjen e institucioneve italiane për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit.

Cafiero de Raho drejton antimafian prej nëntorit 2017 ndërsa më pare, ky post është mbajtur nga Franco Roberto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *