• |
ide | kryesore

Analiza e Blendi Fevziut: Rama nuk po qeveris fare, vetëm del në TV

Lajme, Të fundit

Gazetari Blendi Fevziu ne nje analize te publikuar ne Opinion.al lidhur me qeverisjen e Rames, shkruan mes te tjerash se ai nuk po qeveris fare.

Nga Blendi Fevziu

Si po qeveris Rama? Kjo pyetje që më drejtoi disa ditë më parë një njeri i rëndësishëm i biznesit nga Kosova më bëri të reflektoj për t’i shpjeguar më mirë përgjigjen time.

Rama nuk po qeveris fare!

Kur them “nuk qeveris” nuk e kam fjalën që Rama dhe ekipi i tij nuk shkojnë në zyrë; as që nuk bën punët burokratike që bën çdo qeveri. Ajo që them është se që prej rikonfirmimit në krye të Qeverisë, Rama ka rënë në kurthin e mosqeverisjes, amullisë dhe kaosit si asnjë Kryeministër tjetër deri më sot.

Historia politike shqiptare ka treguar që rikonfirmimet kanë qenë më të vështira se zgjedhja rishtare. Fatos Nano qëndroi vetëm 2 muaj e 10 dite kryeministër pas rizgjedhjes në Mars 1991. Aleksandër Meksi më pak se 7 muaj pasi u rizgjodh në 1996. Ilir Meta nuk kaloi dot 5 muaj më 2002, kur u dorëhoq për t’i lënë vendin Majkos. I vetmi që arriti të mbijetonte ishte Berisha në 2009. Edhe ai prodhoi një qeverisje shumë më pak cilësore se sa ajo që kishte prodhuar në vitet 2005 – 2009. Madje mandati i tij ra në rutinë dhe u ngadalësua herën e dytë. Rama e ka nisur po me këtë këmbë, por shumë më dobët. Sepse konteksti në të cilin vepron është ndryshe nga ai i parardhësve të tij.

Në 100 ditët e para, qeverisjen e kanë dominuar lajmet për Saimir Tahirin dhe Habilajt, ato për kanabisin, përgjimet apo krimin. Thuajse asnjë lajm për rezultate qeverisëse. Historitë me banditë dhe kriminelë u kthyen në telenovelë. Premtimet për aksione spektakolare dështuan ose janë zëvendësuar me lëvizje kaotike nga zgjedhja e zëvendëministrave që duken si “Liza në botën e çudirave” e deri tek Prefektët që nuk e kuptojnë për se janë aty, edhe pse shumë prej tyre janë njerëz me integritet.

Administrata është krejt e paorganizuar dhe shkrirjet apo rikrijimet e strukturave të reja nuk kanë funksionuar në 90 % të rasteve. Ministrat janë shumica jashtë loje, madje shumë prej tyre, nuk njihen as si emra dhe si imazhe nga publiku.

Rama duket se e ndjen këtë. Statistikat e shtypit, tregojnë se ai ka kaluar në TV, më shumë kohë se çdo spiker lajmesh dhe më shumë se sa çdo drejtues emisionesh televizive (edhe atëherë kur u zhduk 10 ditë në Nju Jork, pa dhënë asnjë shpjegim). Por nëse dikush ju pyet, se çfarë mbani mend nga këto 100 orë/në 100 ditë të Ramës në TV, përgjigja e vetme është: asgjë! Gjithsecili që e lexon këtë shkrim mund ta japë vetë përgjigjen.

Nëse ka një gjë që e simbolizon dështimin e 100 ditëve është largimi i kompanisë së njohur botërore të turizmit, Starwood, tashmë pjesë e Marriot International, që tërhoqi emrin Sheraton nga Tirana. Pak kohë më parë, Rama e konsideroi turizmin një sfidë dhe e tillë duhet të jetë. Ai krijoi lehtësi financiare për të shtuar Hotelet me 5 yjë që administrohen nga gjigandët e turizmit botëror, por humbi të vetmin përfaqësues që kishim, Sheratonin. I vendosur në Shqipëri më 2003, ai ishte hoteli i vetëm nga një emër i madh ndërkombëtar turizmi. Sot, pas ikjes së tij, Tirana është i vetmi qytet në rajon dhe ndoshta, i vetmi kryeqytet në botë, ku mungon një emër i hotelerisë botërore. Shkupi ka sot Marriot dhe Courtyard; Prishtina ka Swiss Diamond; Podgorica ka Hilton dhe Ramada; Ljubjana ka Intercontinental; Beogradi ka Hyatt dhe Luxury Collection; madje edhe Sarajeva ka Holiday Inn. Shqipëria është e vetmja që s’ka asnjë. Madje edhe vende të izoluara si Kuba kanë zinxhirin e Hoteleve Melia dhe Luxury Collection dhe Korea e Veriut ka disa kompani të mëdha Japoneze.

Të pretendosh të sjellësh turistë në një vend ku nuk operon asnjë kompani serioze dhe e madhe turizmi, është më shumë se qesharake.

Problem duket se do të jetë edhe integrimi. Pardje, Rama deklaroi që edhe hapja e negociata me BE mund të mos ndodhë. Nëse ky nuk është një truk për t’i dhënë më shumë peshë lajmit nëse negociatat hapen, bilanci i tij do jetë dramatik krahasuar me parardhësin. Në 5 vitet e para, 2005 – 2010, Shqipëria Firmosi dhe filloi zbatimin e marrëveshjes së MSA; mori propozimin për Statusin e vendit kandidat; dorëzoi Pyetësorin dhe arriti liberalizimin e vizave. Përtej këtyre, mori ftesën dhe më pas anëtarësim e plotë në Nato. Në këto vite, është marrë vetëm Statusi i Vendit Kandidat dhe asnjë hap më tej. Edhe pse rrethanat ndërkombëtare nuk kanë qenë të favorshme për të, Rama sërish, ka shumë pak çertifikata për t’i varur në murin e zyrës së tij.

Qeverisja ende nuk ka nisur, por 100 ditët e para janë shembulli më i keq se si mund të qeveriset një vend. Ndaj pyetjes se si po qeveris Rama, mund t’i përgjigjesha pa hezitim, që Rama, nuk po qeveris, ose Rama nuk ka nisur ende të qeverisë!

10 Comments

  1. Edi Rama nuk do te pyes nje ordiner si Fevzo per te qeverisur.
    Rritja ekonomike tregon vehte per rrugen e duhur te qeverisjes Rama.

    1. mallakaster ngjaln e metes dy metra ne goj si rama e kanabisin ne kopsht ngaster.a lodhe mallakaster t ka ber rama goj e byth te pa paster.
      ter ditet tritol.kanabis e mallakastra kujton se po han mjalt.

      1. kur ekziston padrejtesia antivlera ne kulmin e zhvillimit ,te vet ne kete vend ne cdo pikpamje ,po cili eshte ai qe bind dike qe antivlera sjell vlera dobi ,vlere ,padrejtesia sjell cdo te keqe dhe drejtesia cdo te mir ,un nuk jam peshorja te peshoj punet e askujt ,por raliteti tregon shkaktaret e tije nje klase politike dore me dore per 100vite ,,raliteti eshte ekstrem ne cdo pikpamje ,un po te kisha vetingun ne dore te parin hetim ,do beja ligjin ,per pronat ,ligjvenesit qe e miratuan padrejtesish ,ku nga ky ligje kan derll gjak me mijera vet ,te vritet 1 eshte per tu bere problem jo mijera dhe vazhdojne ende ne 27vite ,ku ky ligje mbeti burimi me i mall i krimit dhe problematikave te gjithaneshme shqiptare ligj i padrejte qe nuk ekziston ne asnje shtet te botes ,ku prona njihet kudo e shenjte kurse komunistet shqiptare e bene dicka normale,por gjithsesi koha plotson kuptimin permes fakteve ralitetit dhe hakut te drejtes burimore ,,pavarsisht deshirave tekave interesave te njerit apo tjetrit e verteta nuk permbyset sepse ajo eshte e lillur me ekzistencen njerzore jeten ne toke gjallerin zhvillimin shpresen edhe nese bejne perpjekje disa per ta tjetersuar do dalin disa te tjere qe ta cojn ne vend te drejten ,,keshtu eshte per cdo drejtim ,koha eshte ajo qe do menjanojne dhe japin hakun zhvillimit nxisin kuptimin njerzore mbi te verteten ,por eshte mire qe ato qe drejtojne te mos presin se si do ndollin ,por te justifikojne vet pergjegjsit qe kan mbi popull ,duke sanksionuar cdo gje sipas te drejtes hakut qe askush te ndjehet i tepert as i pavler ne kete vend ,e nese se bejne keto e drejta do vihet gjithsesi ne vend nje dite sepse ate e ka garantuar zoti gjithesis te mos humb por atehere padrejtesia i kthen cmimin bartesve te saje,zoti pacmangeshem ka per ti sjellur dhe njerzit e duhur keti vendi ashtu sic ja ka sjellur cdo kombi ne periulla te ndryshme historike ,un jam me te drejten hakun vleren meriten ,veprimin konkret te saje jo fjalen po ti nese po deshmo si shembull me veprim i pari qe tjeret te binden dhe ndjekin pas

  2. Per sa kohe qe keta pederaste si Blendi,Bushati, Lubonja ,Bejtja etj. flasin kunder Rames besoj se Rama eshte ne rrugen e duhur! Nuk ka me te poshter mercenare dhe “bajga’ ose sic ka thene i madhi Lulezim-e “bull shit”!

  3. E verteta eshte e vertete, ngado qe te vije. Deri tani edi rama nje vere ne uje ka bere. I ruajshin traplleqet qe nxjerr nga haleja.

  4. per sa kohe qe do kete komentuesa b…..q si keta tre te paret me lart qe me mbrojne kete Idiotin e gjate qe kemi per kryeminister, ky vend drejt gremines e ka vendin. Atje ku eshte nisur me kohe. Ptuh fare e keqe

    1. Shume te drejte ka Blendi.
      Ky kryeminister tallet me kete popull, por ky lloj populli e ka me hak kete tallje dhe kete renie te tmerrshme ekonomike.

  5. Blendi ka shume te drejte.
    Por, ky popoll e ka me hak kete kryeminister. E ka hak dhe kete ekonomi , ky njerezit nuk ngopin barkun me buke.

  6. Ky psikokŕiminister eshte debili me me fat sepse ka popullin me dele ne planet sic jane disa karmentusa pallakastra ect……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu