• |
ide | kryesore

Basha takon sot aleatët, pritet të marret vendimi për datën e protestës

Lajme, Të fundit
basha-aleat.jpg



Të tjera detaje zbulohen nga takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me nënkryetarët e partisë, Edi Paloka, Edmond Spaho, sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretarin organizativ Eno Bozdo.

Në takimin e sot në orën 10:00 të paradites, Basha do të zhvillojë një takim tjetër me aleatët parlamentarë për të përcaktuar datën e protestës së opozitës.

Mësohet se në takimin që do të zhvillohet sot, Basha ka thirrur edhe kreun e PAA, Agron Duka.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Basha zhvilloi një takim në selinë e PD edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si dhe me Petrit Vasilin, takim që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

 



1 Comment

  1. Merr dhe Moniken Basho dhe dilni ne rruge te beni protesta per nje karrige ne pushtet, se vetem ate gje dini te beni dhe ate dituri keni.. olo-lo cfar opozite ka shqiperia.!!!

    Miremengjesi Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *