• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr mesazhet e policëve për pasuesin e Çakos: Trafikant, rryfetxhi…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se largimi i Haki Çakos nga policia e shtetit nuk është zgjidhje për t’i larguar uniformat blu nga krimi. “Noriega zëvendësoi narko-drejtorin e Saimir Habilajt, Çakon me narko-drejtorin e përkohshëm te Gon Xhafes, Jaupi”- shkruan Berisha duke publikuar disa SMS të policëve që e etiketojnë nëndrejtorin e policisë së shtetit Rebani Jaupaj si “trafikat, rryshfetxhi, ushtar i krimit etj”.

“Droga ne skaf ka qenë e Gonit, vllait të ish ministrit Xhafaj dhe një personi tjetër Gjergji. Goni dhe Gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te Vlorës te cilet sigurojnë nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty”– thuhet në një nga SMS-të.

“Doja te denoncoja dhe një fakt te ri. Me urdher nga lart, shefi Bujar Ahmeti, tepelens dhe ushtar i Rebani Jaupit i betuar me urdher te tij, po na nxjerr privatisht te mbajmë në vëzhgim prokurorët dhe deputetët e opozitës pa asnjë procedim penal me shkrim dhe autorizim” – thuhet në një SMS tjetër.

“Prsh doktor. Zv.drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Rebani Jaupi ban shoë ne Velipoje per dy ndertime kolibe shkarkon gjithe efektivet e policise dhe ne aksin kryesor te veriut ne ane te rruges para mbikalimit ne fushkruje merr 10 mije euro per te vazhduar ndertimin pa leje te nje bisnesi pllakash!” – thuhet në një sms tjetër.

“Hashashi i kapur parmbrëmë ne Llakatund eshte mbi 30 ton. Ai i perket klanit Xhafa dhe drejtuesve te larte policise, Nallbati, Rebani Jaupi dhe Aldos, shef i krimeve te Fierit!” – shkruhet në një tjetër sms të publikuar më herët.

“Pershendetje Doktor… Pjesa me e madhe e hashashit ka qen e mbjell vjet ne zonen e pyllit te Hoxhares e Darzezes nga Renato, Kreshniku, Ervini dhe Goni, keta kishin mbeshtetjen e drejtorit Neritan Nallbati, Rebani Jaupi dhe Aldos. 30% e mallit te kapur i perket Neritanit, Rebaniut dhe Aldos”- thuhet në një tjetër SMS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *