• |
ide | kryesore

E quante “Haki Droga”, por çfarë thotë tani Meta për Çakon

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka shmangur komentet rreth shkarkimit të Haki Çakos nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Meta foli për pasuesin e Çakos, Rebani Jaupaj, të cilin e vlerësoi si figurë me integritet të lartë.

“Me rëndësi është që në krye të policisë së shtetit zgjidhet një figurë me integritet të lartë, sepse struktura e policisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga politika”, – u shpreh Meta.
Kreu i Shtetit tha se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve në luftën kundër krimit dhe kanabisi.

“Ajo që mbetet për t’u parë është forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve, në luftën kundër kanabisit dhe drogërave të forta”, – tha ai.

Gjatë kohës që qëndronte në krye të LSI-së, Meta ka bërë akuza të forta ndaj ish-drejtorit të policisë së shtetit duke e etiketuar si “Haki Droga”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *