• |
ide | kryesore

Jessica Alba solidarizohet me nismën në mbështetje të femrave “Time’s Up”

F1, Paparazzi



Aktorja Jessica Alba nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, por gjithsesi mbështeti nismën e “Time’s Up”, duke u solidarizuar për të kërkuar drejtësi.
Alba postoi një foto në “Instagram”, e veshur me të zeza ndërsa ushqen me gji fëmijën e tretë të saj, djalin Hayes, i lindur natën e ndërrimit të viteve. “Momlife”, (jetë mamaje), shkruan aktorja bashkëngjitur me foton. Në pamundësi për të qenë e pranishme në “Golden Globe 2018”, aktorja shkroi: “Në shtëpi duke u kujdesur për vogëlushin tim, por gjithsesi jam veshur me të zeza duke u solidarizuar me të gjitha gratë që kërkojnë respekt dhe barazi”. Ceremonia e Edicionit të 75-të të “Golden Globes” u karakterizua nga solidariteti i femrave, duke u veshur me të zeza, për të mbështetur gratë e dhunuara dhe të ngacmuara në ambientin e Hollywood-it dhe jo vetëm. Viti 2017 u përfshi nga skandali i ngacmimeve seksuale ndaj aktorëve. Personi i parë që u akuzua, dhe që u pasua nga shumë të tjerë, ishte producenti Harvey Weinstein.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *