• |
ide | kryesore

Paradoksi i largimit të vonuar të Haki Çakos

1, Ide



Largimi i vonuar i Haki Çakos i jep fund një paradoksi që zgjat prej disa kohësh. Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, vazhdonte të qëndronte në detyrë, ndërkohë që, si eprori i tij politik, Saimir Tahiri, po ashtu edhe të gjithë vartësit e tij në qarqe, pra të tërë krerët lokalë të policisë, kishin rënë.

Për çdo njeri normal, që e kishte ndjekur sado nga larg historinë e “policisë që deshëm” disa pyetje ishin të pashmangshme: si ka mundësi që Çako po e ruan postin e tij, ndërkohë që edhe shefi i tij politik akuzohet si ortak i tafikantëve edhe vartësit që kishte poshtë janë njerëz të shpallur në kërkim? Si ka mundësi kur gjithë piramida e policisë është njollosur, ku më shumë e ku më pak nga hashashi, kreu i tyre qenka i pastër? Si mund të ndodhë që 128 punonjës policie paskëshin qenë të lidhur me krimin dhe shefi i tyre nuk ka ditur gjë? Si është e mundur që komisariati i Vlorës qenkësh kthyer në një strehëz ku banditët shfrynin edhe epshet seksuale, dhe askush nga drejtuesit nuk mbaka përgjegjësi?

Ky paradoks, ku gjithçka rreth e rotull ka rezultuar e pistët dhe Haki Çako mundohej të ruhej si një ishull i pastër, natyrisht e ka një shpjegim. Ai lidhet me dilemën që po torturon Edi Ramën që nga dita që dolën përgjimet italiane të Habilaj -Tahiri.

Që prej asaj dite kryeministri po mundohet të shesë një fabul që nuk ngjit. Ai do të na bëjë të besojmë (pas shumë genjeshtrash më në fund e ka pranuar) se edhe vendi ishte mbushur me kanabis, se edhe krerët lokalë të policisë ishin të përfshirë në këtë batak, se sipas të gjitha gjasave edhe ish – ministri i brendëshëm ishte “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, por, që pavarëisht nga këto, gjatë qeverisjes së tij, për ne është kujdesur një polici model. Ajo policia që zëvendësoi barkëderrët mustaqelli me djem të qethur shkurt dhe vajza simpatike, ajo policia që gjobit deputetët, ajo policia që të ndalon me politesë për shkelje semafori dhe mosmbajtje të rripit të sigurimit.

Haki Çako ishte trashëgimtari i fundit i këtij imazhi të sforcuar propagandistik. Sa më shumë ai qëndronte në postin e vet, aq më shumë kishte mundësi të përpëlitej fabula e rreme e “policisë që deshëm”.

Mirëpo ngjarjet e javëve që lamë pas, publikimet për shndërrimin e komisariateve në bordello, demaskimi një e nga një i shefave të policisë, arratisja e tyre në drejtim të paditur dhe presioni i disa vendeve perendimore, nënshkruan rënien e Çakos e bashkë me të edhe gurin e fundit që i kishte mbetur në këmbë propagandës qeveritare.

Tani me ikjen e tij, janë spastruar të tërë pjestarët e skuadrës që na u shit me bujë si ekipi i ëndrrave të “policisë që deshëm”.

Por, ky largim nuk është asgjë më tepër sesa një fitore e vogël e atyre që u përpoqën me këmbëngulje të tregojnë se çfarë fshihej pas fasadës së rreme të respektimit të semaforëve dhe rripit të sigurimit. Për të tjerët, për pjesën më të  madhe të shqiptarëve, ai nuk përbën asnjë shpresë. Sepse sot, pas pesë vitesh pushteti ramist, ne po kuptojmë se çfarë ka qenë realisht policia që na ka mbrojtur. Një bandë në krye të së cilës ishte vënë një ministër i lidhur me trafikantët, një drejtor i parë policie, i larguar pasi vartësit e tij fshehën dokumentat e interpolit, për të shpëtuar një deputet rilindas nga burgu, një drejtor i dytë para syve të të cilit, u kanabizua i gjithë vendi.

Prandaj duhet të jesh një optimist i sëmurë për të parë një sinjal pozitiv në largimin e vonuar të Haki Çakos. Atë nuk mund ta shesin si shpresë as strategjistët makivelistë të Edi Ramës që prej kohësh janë mësuar me fabrikimin e fabulave të rreme.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Largimi i Haki Çako, Adriatik Llalles, Tahirit, Roshit, deputeteve kriminel, etj , eshte puna insistuese dhe e pa lodhur e Ambasadorit Lu.
    Ju gazetaret e kleptokracis e paraqisni si konflikt te brendshem, mes Rames te korruptuar dhe Fatmir Xhafajt, i cili ka fallsifikuar dokumentat duke e paraqitur te vellain si agjent i infiltruar ne trafikun e droges . Agron Xhafaj eshte i denuar per trafik droge ,dhe duhet te ishte ne burg ne Itali .Kush e mbron Agronin? Fatmiri dhe Edi e mbrojne!
    Njeri eshte kryetari i korrupsionit dhe i hashashit, tjetri minister, ish hetues kriminel i korruptuar ,por te dy i bashkon lidhja familjare dhe shtetrore me trafikun e droges dhe korrupsionin!
    Ne Gjermani po denohen rojet naziste edhe pse 90 vjeç ,ju po paraqisni nje hetues kriminel si rreformator ! Jeni bere gazi i botes me keto teorira te vjetra sa PPSH!
    Jeni te vonuar , nuk jemi ne 1991 me shokun Ramiz, shokun Sali , shokun Fatos, shokun Gramoz Ruçi !
    Kjo klase politike e degjeneruar duhet te shkoje ne burg, kjo eshte pak por e sigurte!! Ju vazhdoni t’i bieni fyellit ne nje vrime!

  2. Kjo sdiskutohet Andi. Po shiko motivacionin qe dha Xhafa “duhet gjak i ri”… Sepse vampiret kane nevoje per nje te tille

  3. “Per nje njeri normal} thote Bushati! Ketu qendron problemi! A eshte normal Andi? Po Ylli ? Po Lubonja? Jo nuk jane normale! Nuk ke si te jesh normal kur i sherben Sales!

  4. Ka ketu nga ata, si ky tipi “Andi, jo Bushati”, qe mendojne se kush kritikon qeverine Rama e hordhite e tij, eshte patjeter berishist. Ne fakt, Bushati ka qene gjithmone e kunderta e berishistit(dhe vazhdon).

  5. Zoti samir tahipa ,nuk mendon kush se anal istat jane berishiste , por ne te ver8 ata jane sherbetore te ish kryeministrit . Me sa duket ju jeni nje viq i palepire mire dhe aq driteshkurter sa nuk arrini te dalloni ate qe shumica derrmuese e votuesve e kupton me se miri. Komentusi Ari eshte shume me inteligjent se ju dhe shume opinioniste .

  6. Toka eshte 4 miliarde e gjysem e vjeter, nga keto jeta u shfaq papritmas rreth 450 miljone vjete me pare perjudhe e cila u karakterizua me zhdukje disa here te kafsheve te cilat nuk u adaptuan dote rrethanave. Per te arritur tek njeriu qe u shfaq 200 mije vjete me pare. Industrializimi ka 200 vjete e kusur, dhe shumica e koncepteve po ashtu jo me shume se 4000 vjete. Njeriu pra maja e evolucjonit, krijesa me e adaptueshme, e vetmja qe ka llogjike dhe intelekt, pervec intelektit reaksjonar te kafsheve, qe ka influence te papare ndonjehere mbi jeten e cdo gjeje te gjalle dhe planetit vete, shpenzon energjine dhe gjithe potencjalin e 4 miljard e kusur vjete krijim e evoluvjon, per te gjetur fillin e paradoksit te largimit te Haki Cakos nga detyra e tij si komandar i policise. Ndonese ne rrjedhen e historise se njerzimit dhe aq me shume ate te planetit Haki Cako ska asnje pike atomike te vetme rendesi, per ne eshte problem i madh. Kontekst i dashur Bushat, kontekst.

  7. Ju a bëtë mëndjen çorrap të gjorëve shqiptarë o gazetarë !
    I bini rrotull gjërave e nuk ju a thoni troç të vërtetat.
    Fatmir Xhafa qenka fuqizuar si pasojë e “dobësimit” të Edi Ramës ???.
    Si njeri ashtu edhe tjetri kishin e kanë mbështetjen e ambasadorit kinezo-amerikan Lu. U desh të ikte një ambasador tjetër kinezo-amerikan nga funksioni si epror i Lu, qe ky ti thotë mëndjes e të kërkojë heqjen e shefit te plicise se kanabizimit të Shqiperisë.
    Kam qeshur kur lexova “komentin” e mëndjendriturit “proamerikan” HOOK.
    I gjori “proamerikan”, nuk di nga tja mbajë.
    Nga njera anë pranon se Xhafa është nje produkt i ish sigurimit enverist, e nga ana tjetër përshëndet ambasadorin Lu që e paskej për zemër, Fatmirin, vëllanë e Agronit.

  8. Xhafaj, Ruçi, Meta,Rama, Basha,Berisha ,etj jane persona politike te kriminalizuar, qe duhen arrestuar qe sot,por kane imunitet, pasi jane te “zgjedhur nga populli”,mbajne rrole istitucionale,etj,etj .
    Sot jemi ne kete pike, qe kriminelat ne nje fare menyre na “perfaqesojne”,keshtu “gezojne rrespekt” nderkombetare per “bashkepunim”. Duhet pune akoma per te pergatitur pozitat qe te burgosen.
    Por gjithsesi jane brenda vathes me porta te mbyllura ; Edhe ata vete e dine se ky eshte fundi i tyre !
    Mirpo, po e provojne te rrezistojne ne nje fare menyre,por pa mundur te dalin hapur, nuk jua mban te luftojne hapur , jane keshtu frikacak saqe ju shpeton ne brek vetem ta mendojne .
    Me shume perdorin gazetaret si Lubonja, A.Bushati e shume te tjere per te sulmuar drejte per drejte ambasadorin Lu dhe rreformen!
    Edi Rama nga mesues vizatimi , eshte bere kapobanda e korrupsionit , tani mendon te bejè gjenerali i ushtrisè se vdekur!
    Gjeneral fudulli ka bere nje plan lufte ndaj SHBA per rreformen ne drejtesise.
    Si garanci per sukses ka vene ne pozicione kyçe te shtetit njerez me eksperience kriminale si Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj ,dhe Ilir Meta!
    Ne te njejtin pozicion te kriminalizuar jane Basha dhe Berisha, edhe keta jane garancia e Rames nga krahu i opozites .
    Te gjithe ketyre ” te vdekurve” ju duhet te ruajne pozicionin e luftimit per t’mos shkuar ne burg!
    Sipas ketyre injorantave dhe gazetarve te korruptuar, qarku eshte i mbyllur , dhe keshtu te bashkuar mendojne t’ja hedhin Amerikes!
    Mendojeni mire ,shtate xhuxhat dhe borebardha me çizme ne lufte kunder Amerikes! Jane bere per ti qare dite dhe nate!

    Ajo qe kemi pare deri sot ,eshte se opozita e vertet e korrupsionit politike jane ambasadoret Lu , Vlahutin, ambasadoret Italian, Gjerman,etj !
    Ambasdori Lu pos punes kolosale per miratimin e zbatimin e rreformes,ka luftura disa here qe te arrestohej Balili dhe te tjere, ka kritikuar lirimin nga burgu te Lul Berishes, ka kerkuar t’mos kondidohej Roshi,etj , ka punuar per te larguar deputetet kriminela nga politika,ka larguar zyrtaret e korruptuar si Llalla e Cako.
    Eshte perdorur shkopi per te ece perpara,Dhe jo ne te gjitha rastet ka funksionuar si me Balilin, Tahirin,drejtorat e droges ne polici etj !
    Ambasadori nuk kishte asnje arsye te konsumohej per ti bere thirrje Ministrit hetues per te arrestuar te vellain Agronin ; duke ditur se koha vjen qe te arrestohen te dy njeheresh , keshtu kursehet edhe pak benzinè!
    Kjo eshte histori kriminelash komunist ,te degjeneruar ne korrupsion e trafik droge, por jane teper frikacake per tu perballur me Ameriken! !
    Pas ca kohesh do te behen filma per femije .
    Na ishte nje here, nje derr i madh dhe gjashte derrkuca…..

  9. Nuk e kuptoni sa qesharake dhe te peshtire beheni me argumentin “shumica derrmuese e votuesve” , o komentues te tipit “astir”? A thua se nuk kishim shumice derrmuese nga 1945-1991, dhe ku e hengrem sa krahu me ate shumicen tuaj derrmuese, o komuniste te ndyre!

  10. Zoti tahipa ,jeni veq nje klon komunist i trasplatuar ne shkerdhatokracine 27 vjeqare shqiptare.Demokracia perendimore njeh si mekanizem ligjor vetem shumicen e qytetareve dhe jo pseudoelitat e dhjera te europes lindore qe jane farketuar ne komunizmin e korruptuar te stepave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *