• |
ide | kryesore

Polici që zëvëndëson Haki Çakon, një tjetër i promovuar nga Saimir Tahiri

Lajme, Të fundit

Fatmir Xhafaj nuk ka humbur kohë me zëvëndësimin e Haki Çakos. Menjëherë sapo ka larguar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ai ka komanduar në këtë post, Rebani Jaupin, i cili do të drejtojë policinë e shtetit për një periudhë ende të pacaktuar.
Rebani Jaupi i ka ngjitur shkallët e karrierës gjatë kohës kur policia drejtohej nga Tahiri dhe Çako.

Jaupi ka gradën policore “Drejtues i Lartë”, gradë që e ka marrë nga ish Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe më herët në mbledhjet e policisë, Haki Çako e ka vlerësuar Jaupin si “një ndër ekspertët më të mirë të policisë në fushën e krimeve ekonomike e financiare, me një karrierë të pastër e profesionale në Policinë e Shtetit” thuhet në njoftimet për shtyp të Ministrisë së Brendshme.

Emri i Rebani Jaupit duket se është një emër i zgjedhur me marrëveshje mes Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës, që kanë pasur një përplasje të vazhdueshme për drejtimin e policisë së shtetit.

Duket se me këtë lëvizje, Xhafaj vë në vend autoritetin e tij si Ministër i Brendshëm, ndërsa Rama, Tahiri dhe Çako vazhdojnë të ruajnë kontrollin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit.©Lapsi.al

2 Comments

  1. Kjo tregon perlyerjen e kryeministrit ne zgjedhjen e drejtorit te ri te policise. Eshte e njejta peme qe ka po te njejtin prodhim, por vetem se ndryshon emeri .zanati eshte po ai, e vesi do vazhdoi. SUKSESEBANDES NE VAZHDIM.Kjo trego se nji proverb thote;;–Se te jete ky qen tek dera, ky popull keshtu do dh…..ese Lum per ne se si kemi , e kemi per ta pesuar. Por ishalla nuk e kane te gjate sundimin, ERA E RE DO VIJE. SHPRESOJME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu