• |
ide | kryesore

Protestat në Iran, CIA mohon përfshirjen

Planet



Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka mohuar çdo përfshirje të shërbimit të inteligjencës amerikane në demonstratat që tronditën Iranin ditët e fundit, duke mohuar akuzat e liderëve iranianë.

“Janë gënjeshtra! Protestat i ka nisur populli iranian. Filluan dhe vazhduan me kërkesën për standarde më të mira jetese duke kundërshtuar sistemin teokratik në të cilat ata jetojnë (iranianët) që nga 1979” – u shpreh kreu i CIA-s.

Kryeprokurori i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri akuzoi SHBA-të, Izraelin dhe Arabinë Saudite se qëndrojnë pas episodeve të dhunshme në Republikën Islamike, ku u vranë 21 persona, kryesisht protestues.

“Plani për të krijuar pasiguri dhe trazira në Iran ka filluar katër vjet më parë dhe arkitekti kryesor është shefi zyrtar i CIA-s për Iranin, Michael D’Andrea”- tha Montazeri sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve ISNA. Pompeo nga ana tjetër deklaroi se “ne do të vazhdojmë t’i shohim iranianët në revoltë”, duke insistuar se protestat nuk kanë “mbaruar”, ndonëse situata në Iran është qetësuar që prej të martës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *