• |
ide | kryesore

Vendet më të sigurta në 7-të lloje transportesh (Foto)

F1, Stil



Në momentin që bëhemi gati të udhëtojmë gjëja e parë që na vjen në mendje është rehatia dhe komoditeti. Por shpeshherë harrojmë që para këtij komoditeti është siguria e jetës në rast aksidenti. Bright Side ka bërë një përmbledhje të vendeve më të sigurta në 7 lloje transportesh, siguria e të cilave u përcaktua në bazë të studimeve dhe statistikave të ndryshme.

  1. Makina

Vendet e sigurta: vendi mbrapa shoferit dhe ai në mes janë ato më të sigurtit nëse zgjidhni të udhëtoni me makinë. Në  rast përplasje kokë më kokë dëmtimet në këto vende do të jenë të lehta dhe pa rrezik për jetën.
Vendet e rrezikut:  Vendi I pasagjerit është vendi më I rrezikshëm pas shoferit pasi refleksi I këtij të fundit në rast aksidenti është shmangia, gjë e cila ka pasoja të rënda.

    1. Minibus
    1. Vendet e sigurta:Vendet e vendosura kundra drejtimit (vendet mbrapsht) janë ato më të sigurtit pasi në rast përplasje shansi për të dëmtuar kokën është më I vogël.
    2. Vendet e rrezikur:Vendet që paraqesin rrezik në minibus janë ato afër dyerve dhe dritarve pasi në rast aksidenti xhamat mund të rrezikojnë jetën tuaj. Po ashtu si në makinë është mirë të evitoni vendet ngjitur me shoferin.
      1. Autobuzët e qytetit
      1. Vendet e sigurta:Vendet e sigurta në një autobus qyteti janë më së shumti ato që ndodhen në qëndër, vendosur në drejtim të udhëtimit.
      2. Vendet e rrezikut:Rreshti I parë dhe I dytë pas shoferit janë ato më të rrezikshmit në një autobus qyteti pasi nëpërmjet xhami futen objekte që rrezikojnë jetën.
        1. Tren
        1. Vendet e sigurta: Vendet e sigurta janë ato ngjitur me qëndrën e vagonit. Është mirë të zgjidhni vagonin e 5-të ose të 6-të, njërën që qëndron afër pranë qëndrës së trenit.
        2. Vendet e rrezikut:Vendet e rrezikut në një tren janë ato në drejtim të udhëtimit.
          1. Anije
          1. Vendet e sigurta: Kuverta dhe kabina ngjitur me skajet e anijes janë ato më të sigurta pasi janë të fundit që rrezikojnë mbytjen.
          2. Vendet e rrezikut: Vendet e rrezikut janë kabinat që ndodhen në brendësi të anijes.
            1. Aeroplan


Ekspertët ende nuk nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare se ku janë të vendosura vendet e sigurta. Disa thonë se fundi I avionit është ai më pak I rrezikshmi ku shanset për të jetuar janë më të larta. Gjëja më e rëndësishme është të ruash qetësinë. Përveç kësaj memorizimi i parimeve të sigurisë nuk do t’ju lejë në baltë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *