• |
ide | kryesore

Zhvillohet festivali i tretë dedikuar mitit të rokut David Bowie

Paparazzi, Slider



Në Dublin zhvillohetfestivali i tretë dedikuar mitit të rokut David Bowie, i ndarë nga jeta dy vjet më parë, më 10 janar, pas një lufte rreth 18 mujore me kancerin.“Let’s Dance”, një prej sukseseve diskografike të Dukës së Bardhë.
Shtatë ditë eventesh muzikore, artistike, kinematografike të organizuara në kryeqytetin irlandez deri më 10 janar, ku dhjetëra mijëra fansa janë mbledhur për të nderuar edhe një herë heroin e tyre.
Festivali i parë u zhvillua pikërisht ditën kur Bowie ishte në grahmat e fundit, pas publikimit të albumit testament “Blackstar”.
Mes risive të këtij viti është edhe një ekspozitë me 14 litografi origjinale të firmosura nga Bowie, si dhe takime me disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë; Woody Woodmansey, bateristi ndër vitet 1969-1973, Jonathon Barnbrook që ka dizajnuar kopertinat e disa albumeve më të famshme të Dukës së Bardhë, “The Next Day”, “Heathen”, “Reality” dhe “Blackstar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *