• |
ide | kryesore

12 vite sëbashku, Pink dedikim bashkëshortit për përvjetorin e martesës

F1, Paparazzi



Edhe pas 12 vitesh martesë duket se këngëtarja Pink, vijon të mbetet shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj Carey Hart. Këtë përvjetor të dashurisë së tyre Pink e ka bërë publike në rrjetin social Instagram shoqëruar edhe me nje koment për bashkëshortin: “12 vjet të martuar sot. 16 në qoftë se llogarisim 4 vitet që shpenzuam për të vendosur në qoftë se do të jetonim bashkë përgjithmonë apo do të vrisnim njëri- tjetrin. Vijoj ende e dashuruar me ty”. Në postimin e këngëtares shfaqet një kolazh me foto nga momentet ndoshta më të bukura të jetës së tyre bashkëshortore. Çifti është lidhur së bashku në vitin 2002 dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë në vitin 2006 në Costa Rica dhe sot janë prindër të dy fëmijëve të vegjël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *