• |
ide | kryesore

Arta Marku i kërkon dorëheqjen Prokurorit të Durrësit, Agron Gjana: Nuk iki!

Lajme, Të fundit



Në listën e zezë të Arta Markut, që ka nisur të shkarkojë prokurorë nga të gjitha anët është edhe Agron Gjana, prokuror i Durrësit.

Lapsi.al mësoi se Marku kërkoi dorëheqjen e Agron Gjanës nga drejtimi i prokurorisë së Durrësit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës për dorëheqjen e Gjanës. Emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë.

Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.

Me largimin e Adriatik Llallës nga prokuroria, ambasada amerikane nuk e fshehu entuziazmin duke e konsideruar atë si prokurorin që nuk ndëshkonte politikanët.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *