• |
ide | kryesore

Detaje/ Sa para u grabitën me dhunë nga exchange në Fier

Lajme, Të fundit



700 mijë lekë të vjetra u grabitën pasditen e sotme në një pikë këmbimi valutor në Fieri. Lajmi konfirmohet nga policia lokale.

Exchange në lagjen “Kastriot” që ka rënë pre e grabitjes nga dy autorë, ndodhet në katin e parë të një pallati përballë “Shtëpisë së Oficerëve”.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga Policia e Fierit, dy personat e maskuar me kapuçë janë futur në biznesin e L.Z. dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë grabitur shumën monetare.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *