• |
ide | kryesore

E ardhmja e Brian Hoyt Yee? Flet zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit

Lajme, Të fundit



Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee është në përfundim të detyrës si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, një post që e ka mbajtur që në shtator të vitit 2013.

Zëdhënësi i bëri këto komente në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Yee kishte dhënë dorëheqjen, siç kishin njoftuar sot disa media në Ballkan.

“Siç e dini, thotë zëdhënësi, diplomatët amerikanë lëvizin nga postet çdo dy vjet, në kuadrin e një procesi normal të emërimit në poste të reja.”

Yee ka shërbyer në postin aktual prej katër vjetësh.

“Në këtë moment, tha zëdhënësi, nuk kemi ndonjë njoftim për detyrën e ardhshme të zotit Yee.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *