• |
ide | kryesore

Ish-kryestrategu i Donald Trump dorëhiqet nga “Breitbart News”

Planet, Të fundit



Kompania mediatike “Breitbart News” njofton dorëheqjen nga portali të Stephen Kevin Bannon, i njohur edhe si Steve Bannon, i cili ka qenë kryestrategu i Donald Trump.

Largimi i tij vjen në një moment kur në SHBA ka shpërthyer debati për librin ‘Zjarr dhe tërbim’, si dhe në një kohë kur Bannon vet mbetet i paaftë për të shuar furinë e shkaktuar pas deklaratave që iu atribuuan atij në librin e ri që vë në dyshim gjendjen mendore të presidentit Trump, si dhe diskreditimi që i bëri djalit të tij më të madh, Donald Trump Jr.

Bannon dhe “Breitbart” do të punojnë së bashku për një tranzicion të butë, thuhet në deklaratën e publikuar nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Larry Solov.

Në deklaratë, Bannon thekson gjithashtu se ka qenë “krenar për atë që ka arritur ekipi i Breitbartit, në një periudhë afatshkurtër, pikërisht në krijimin e një platforme mediatike të klasit botëror”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *