• |
ide | kryesore

Kendrick Lamar zhgënjen fansat në koncertin e fundit

Paparazzi, Slider



Reperi i famshëm i cili ka patur një vit të suksesshëm duke u renditur në vendet më të mira të chart-eve amerikane me hitet e tij sapo është kritikuar ashpër nga fansat. Të gjithë janë ankuar nga performanca e tij mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit për “College Football Playoff National Championship”. Asnjë notë muzikore të këngëve të tij nuk kanë qënë ‘live’ dhe ky detaj ishte mëse i qartë. Sinkronizimi i buzëve nuk përputhej aspak me ritmin e këngës duke lënë qindra fansa të zhgënjyer të cilët nuk i kanë kursyer kritikat, disa as sharjet. Shumë prej të pranishmëve në këtë koncert para ndeshjes së madhe kanë shkruar në Twitter mendimet e tyre rreth kësaj çështjeje. Disa nga ata janë shprehur se edhe Donald Trump i cili ngatërroi fjalët e Himnit Kombëtar në pjesën e parë të koncertit, doli më i ndershëm nga kjo situatë pasi ndryshe nga Kendrick, të paktën ai këndoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *