• |
ide | kryesore

“Majmuni më i këndshëm i xhunglës”, furtunë akuzash për racizëm ndaj HM-së

Stil



Gjiganti suedez i veshjeve “HM” ndodhet momentalisht mes një furtune akuzash për racizëm. Kjo pasi kompania postoi në rrjetin social “Twitter” një foto të një fëmije me ngjyrë i cili kishte veshur një triko që shkruante “majmuni më i këndshëm i xhunglës”.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e njerëzve nga e gjithë bota në rrjete sociale, të cilët akuzonin kompaninë për racizëm ndaj njerëzve me ngjyrë.

Për këtë arsye, “HM” ka kërkuar falje ndaj të gjithëve që janë ofenduar, dhe e ka fshirë këtë postim nga faqja zyrtare e saj në “Twitter”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *