• |
ide | kryesore

Metoda më e fundit e mbjelljes së flokëve në Tiranë

Stil



Spitali Amerikan në bashkëpunim me DHI Akademi ofrojnë tashmë edhe për shqiptarët teknikën më të avancuar për mbjelljen e flokëve. “Direct hair implantation” është sot për sot teknika e fundit e ofruar në të gjithë botën që siguron një rezultat natyral dhe me garanci të përjetshme.

Kjo akademi, në bashkëpunim me univeristetit e mjeksisë së Athinës, po punojnë për një program gjithëpërfshirës që nga parandalimi i rënies së flokëve, trajtimin dhe ruajtjen afatgjatë të flokëve nga faktorë psikologjikë, stresi, etj që kanë lidhje me alopecinë (rënien e flokut).

Në lidhje me reduktimin e stresit oksidativ, faktor ky që ndikon në rënien e flokut, akademia ofron një gamë të gjerë produktesh që e reduktojnë ndjeshëm këtë faktor.

Pse duhet të zgjedhim DHI dhe cilat janë avantazhet në raport me metodat FUE dhe FUT?

· Kotrollohet nga kirurgu këndi, thellësia dhe drejtimi i flokëve që do mbillen.

· Nuk ka shpinë përpara implantimit (mbjelljes).

· Pa shenja.

· Instrumentat e përdorur janë njëpërdorimshe.

· Trajtime për mbjellje flokëve por edhe të mjekrës dhe trupit gjithashtu.

· Procedurë e mirënjohur dhe brenda strandarteve ISO, CQS dhe akademisë londineze të flokut.

· E vetmja metodë e cila mësohet në Universitetet Europiane.

Eshtë një metodë inovative e mbjellies së flokut e cila kryhet nga doktorët e çertifikuar nga Akademia DHI. Kjo akademi ka 46 vjet eksperiencë dhe me 62 klinka në të gjithë botën. Procedura konsiston në marrjen e folikujve dhe mbjelljen DIREKT të tyre në zonën e nevojshme në të cilen ka rrallim ose rënie flokësh. Eshtë e sigurtë si procedurë, me rezultate natyrale, përdoret anestezi lokale dhe është totalisht pa dhimbje sepse shpimet janë me diametër 1 mm ose më të vogël se 1.

Eshtë e vetmja metodë që mund të kryhet edhe pa i shkurtuar flokët, pacienti kthehet në aktivitetin e përditshëm ditën e nesërme dhe është në gjendje perfekte. Kryhet vetëm nga doktorët specialistë të trajnuar dhe çertifikuar pranë DHI Akademi. Rezultati shikohet menjëherë pas 2 muajsh dhe me garanci të përjetshme, pra floku i mbjellë nuk bie më.

Metodë e thjeshtë pa dhimbje dhe me efikasitet maksimal.

1) Faza e ekstraksionit ose e marrjes së folikujve nga zona dhënëse merret një nga një me anë të ekstraktuesit që ka një diameter më të vogël se 1 mm. Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumën dhe rrit efikasitetin e trajtimit.

2) Faza e mbjelljes, folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të veçantë (implanter) që eleminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit. Vendosja (mbjellja) e folikujve behet direkt në skalp, pa bwrw vrima paraprakisht ose prerje, pra bwhet direkt.

3) Drejtimi dhe dendësisa e flokëve të rinj vendoset nga specialistët duke siguaruar një rezultat natyral dhe rritje me jetëgjatësi 100%.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *