• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi u kthen përgjigje aleatëve të Bashës: Qetësohuni, nuk duam mandate qyl nga PD

Lajme, Të fundit
lulzim-basha-vs-monika-kryemadhi.jpg



Pas shqetësimit që shfaqën aleatët e Bashës për faktorizimin e LSI-së në opozitë, vjen edhe reagimi i Monika Kryemadhit. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i përgjigjet aleatëve të PD-së, duke u shprehur se aleatët e djathtë duhet të qetësohen, pasi LSI-ja ka kandidatët e saj dhe nuk do që të fusë emra në listën e PD-së.

LSI ka peshën e vet ne elektorat. LSI ka mandatet e veta, aleatet e PD të qetësohen se LSI ka listen e vete dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD.  Sot ka nevoje për çdo grimce opozitare. Ne nuk duam mandate qyl nga PD, thënë kjo, aleatët e PD-së duhet të qetësohen. LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare. Rama nuk e merr dot peng opozitën. Rilindja eshte nje sekt kriminal nuk ka lidhje me PS”. – tha Kryemadhi.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *