• |
ide | kryesore

“Nuk do ta ulim kokën! Do largojmë aleancën e krimit dhe do i japim alternativë shqiptarëve”

Lajme, Të fundit



Në takimin me strukturat e PD-së në Kamëz, Lulzim Basha deklaroi se askush nuk do të nënshtrohet para pushtetit të Edi Ramës dhe se të gjithë do të dalin në protestë më 27 janar.

“Nuk do ta ulim kokën” – shkruan Basha në Facebook.

Sipas kreut të PD-së, vendi është në udhëkryq dhe në një krizë të rëndë ku e ka futur Edi Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kamzës janë gati të protestojnë për të nxjerrë vendin nga udhëkryqi dhe kriza e rëndë ku e ka futur Edi Rama me bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos, vendi iu dorëzua drogës dhe sot Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë.

Nuk do ta ulim koken!

Nuk do nenshtrohemi por do dalim te gjithe në protestë! Do largojmë aleancën e krimit dhe do i japim alternativën shqiptarëve!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *