• |
ide | kryesore

Paditet kryeprokurorja Arta Marku, ish-krahu i djathtë i Llallës pretendon se u shkarkua pa motivacion

Lajme, Të fundit



Pasi u lirua nga detyra, ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi ka reaguar ndaj vendimit te kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku.

Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë i Adriatik Llallës, ka paditur prokuroren Marku ndërsa kërkon pezullim të vendimit të marrë. Mësohet se padia është depozituar në Gjykatën Administrative.

Rovena Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për t’ju hequr mandati i deputetit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva pa u konsultuar me kryeprokuroren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *